Cicinho: Kur isha te Reali pija me orë të tëra dhe stërvitesha i dehur, ja si u fshihja nga shokët e skuadrës

20/06/2022 14:17

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Romës, Cicinho, ka zbuluar se pinte për 14 orë rresht dhe shkonte në stërvitje i dehur.

Mbrojtësi kaloi dy sezone me “Los Blancos”, duke bërë gjithsej 32 paraqitje dhe duke fituar La Ligën në sezonin 2006-2007.

Por gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu, Cicinho u bë i varur nga alkooli dhe ndoqi seancat stërvitore në gjendje jo normale.

E njëjta situatë vazhdoi edhe në kohën kur u transferua te Roma, së cilës iu bashkua për shifrën e 11 milionë eurove dhe bëri 91 paraqitje për të.

 “Nëse më pyet nëse jan stërvitur i dehur gjatë kohës që isha te Reali, po. Pija shumë kafe për të fshehur erën e akloolit. Pija gjithmonë falas sepse njerëzit më njihnin dhe më qerasnin, ata ishin të lumtur që më shihnin. ”, tha ai për emisionin EPTV Ressaca./ SuperSport

Top Channel