Roma e pëson nga tifozët, UEFA gjobë të majme italianëve

18/06/2022 16:00

Klubi i Romës i detyrohet UEFA-s plot 46 mijë euro si pasojë e thyerjes së disa rregullave nga tifozët kryeqytetas në gjysmëfinalen e Conference League të luajtur në Olimpico ndaj Leicester.

Sakaq, Roma ka shpëtuar me një paralajmërim për vonesën që shkaktonin personat të cilët ishin ngarkuar me detyrën e mbledhjes së topave që përfundonin jashtë fushe. Me qëllim për të kaluar minutat dhe për të arritur objektivin, mbledhësit e topave vonin rikthimin e tyre në fushë, megjithatë, italianët tashmë duhet të marrin masa pasi kanë përfunduar “nën lupën” e UEFA-s dhe në rast përsëritje pritet një dënim shembullor.

Sipas SuperSport nga ana tjetër, edhe Leicester nuk i ka shpëtuar gjobës për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në tribuna. Edhe angezët për shkak të hedhjes së sendeve në fushë dhe ndezjes së flakadanëve në tribuna, janë gjobitur me 24 mijë euro.

Top Channel