Ka akord me Interin, Bremer: Kombëtarja? Ëndërroj Brazilin, edhe Italia mbetet opsion

18/06/2022 14:11

Ndërkohë që PSG po ushtron presion për Milan Skriniar, Interi e ka gati zëvendësuesin e mbrojtësit sllovak. I përzgjedhuri i klubit zikaltër është Gleison Bremer, 25-vjeçarin e Torinos.

Është vetëm çështje kohe, unë do të largohem nga Torino. Po shqyrtoj disa oferta që kam marrë, të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi lojtarin latin për ESPN.

Sipas SuperSport, drejtuesit e Interit kanë arritur një marrëveshje me Bremer që në janar, ndërkohë që tani duhet bindur Torino, që kërkon rreth 30 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin.

Rreth mundësisë së aktivizimit në të ardhmen me kombëtaren italiane, Bremer deklaroi: “Ëndrra ime është të vesh fanellën e Brazilit, por nëse do të kisha mundësinë të luaja me Italinë, do të pranoja me kënaqësi”.

Top Channel