Fituesit e Europa League kërkojnë Mario Goetze, projektohet rikthimi në Bundesliga

18/06/2022 12:43

Mario Goetze vazhdon të ketë admirues të shumtë. Fantazisti gjerman ka edhe dy vite kontratë me PSV, ndërkohë që 3 klube po garojnë për shërbimet e tij.

Eintracht Frankfurt kërkon ta riktheje përsëri në Bundesliga. Fituesit e Europa League e cilësojnë 30-vjeçarin si përforcimin perfekt për fazën ofensive.

Kicker shkruan se për Goetze ka interesim edhe nga Benfica e Inter Miami, por klubi gjerman ndodhet në avantazh. Gjithsesi, drejtuesit e Eintracht duhet të bindin edhe holandezët e PSV-së me ofertën e tyre./ SuperSport

Top Channel