Dhunë në Kupën e Senegalit, shkak bëhet shamia magjike

18/06/2022 11:29

Shpërthen dhuna në gjysmëfinale të Kupës së Senegalit, teksa në fushë po përballeshin kryesuesit e kampionatit senegalez, Casa Sports dhe Ajel de Rufisque.

Ndërkohë që rezultati ishte 2:1 në favor të Casa Sports, në minutën e 90-të, një nga lojtarët e Ajel de Rufisque bëri diçka që në dukje ishte e parëndësishme, por që realisht i tërboi kundërshtarët e tij, duke nisur kështu një gjueti të vërtetë ndaj fajtorit.

Lojtari I Ajel u drejtua nga porta kundërshtare dhe mori diçka në dukje të parëndësishme, por që mjaftoi për të ndezur dhunën në fushë. Bëhej fjalë për një shami të përgatitur nga shtriganët, të cilën vendasit e kishin vendksue mes shtyllave për t’u mbrojtur nga sulmet e kundërshtarit.

Menjëherë vëmendja iku nga ndeshja dhe të gjithë u vunë në ndjekje të futbollistit që vodhi shaminë, teksa nuk munguan as përplasjet fizike mes futbollistëve.

Në fund situata u bë edhe më e rëndë, pasi tifozët e Ajel de Rufisque u futën në fushë për të protestuar mbi arbitrimin dhe e shndërruan terrenin në një arenë lufte, teksa pamjet tregonin disa persona pa ndjenja.

Top Channel