Arsenal rinovon me talentin, i dhuron fanellën me numrin e legjendës franceze

18/06/2022 17:28

Eddie Nketiah ishte një nga lojtarët që spikati në radhët e Arsenalit në sezonin e kaluar teksa shënoi 10 gola në 28 ndeshje. Mirëpo, kontrata e 23-vjeçarit përfundonte në 30 qershor dhe topçinjtë nuk mund ta humbisnin xhevahirin e tyre.

Sipas SuperSport, një fanellë e cila është speciale për historinë e Arsenal duke qenë se është mbajtur nga një prej lojtarëve me të mirë të historisë së topçinjve, Thierry Henry. Vetë Nketiah është shfaqur tejet i lumtur për rinovimin dhe fanellën e re ndërsa trajneri Mikel Arteta theksoi se sulmuesi përfaqëson më së miri vlerat e klubit.

“Jam i lumtur që Eddie do të qëndroj me ne, ai përfaqëson vlerat më të mira të klubit. Tani na takon të vazhdojmë të punojmë për të zhvilluar njeriun dhe talentin që Nketiah ka”, u shpreh Arteta.

Top Channel