“Provo sërish”, Rodrygo zbulon si u “tall” Modric me Salah: Fjalët e egjiptianit na motivuan

17/06/2022 16:32

Real Madrid triumfoi me rezultatin 1-0 në finalen e Champions League të zhvilluar në Paris teksa mposhti Liverpool për herë të dytë brenda katër viteve.

Megjithatë, në fund egjiptianit me shokë ju desh të bëheshin dëshmitarë të festës së madrilenëve e po ashtu edhe të ngacmimeve të lojtarëve të Los Blancos.

Sipas SuperSport sulmuesi Rodrygo tregon se si fjalët e Salah para finales ku shprehej i sigurt për hakmarrje, motivuan grupin e Real Madrid ndërsa braziliani zbulon edhe se si Modric u “tall” me egjiptianin pas përfundimit të ndeshjes.

“Kur një kundërshtar të provokon, atëherë thjesht kërkon me patjetër të fitosh që më pas të tallesh me ta. Në stërvitje gjithnjë mendonim për ato që kishte thënë Salah dhe në mendjen tonë e kishim të qartë se duhej të fitonim dhe më pas ta vendosnim në lojë atë. Kur mbaroi loja ne ishim duke bërë një xhiro përreth fushës, lojtarët e Liverpool po kalonin dhe Salah kishte ulur kokën dhe ishte i mërzitur. Modric i kaloi aty pranë e pa dhe i tha; Faleminderit Salah, provo sërish herës tjetër”, tregon Rodrygo.

Top Channel