Alarm te Spanja, dy yjet e sulmit dëmtohen dhe shqetësojnë seriozisht stafin teknik pas ndeshjes me Uruguain Shqipëria bëhet gati për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Oran të Algjerisë nga data 24 qershor deri më 7 korrik.
Ekipi olimpik shqiptar që do të marrë pjesë atje do të jetë i përbërë nga 29 sportistë dhe jo nga të gjitha federatat sportive olimpike, kjo edhe për shkak të buxheteve vjetore të cilat janë shpërndarë shumë vonë nga ministria e sportit.
Do të marrin pjesë sportistët që kanë mundësi për të arritur rezultate dhe për të marrë medalje. Ditën e premte të gjithë sportistët pjesëmarrës në këto lojëra kanë firmosur edhe një kontratë me Komitetin Olimpik duke nisur zyrtarisht edhe angazhimin e tyre për këto lojëra.
Ndërkohë, mëngjesin e së dielës kryeministri i vendit do t’i dorëzojë flamurin, flamurtarëve, një sportiste femër dhe një mashkull, të këtyre Lojërave Mesdhetare përpara nisjes për në Algjeri.
Top Channel