Edhe FSHF pro basteve/ Sot takimi me ministren e Arsimit për ligjin e sponsorizimeve

17/06/2022 19:57

Ministria e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi ka thërritur sot në Ministri presidentin e federatës Shqiptare të Futbollit, i cili së bashku me drejtuesit e tjerë të FSHF-së dhe një grup përfaqësuesish presidentësh të klubeve të Superiroes, në lidhje me kërkesën më të fundit të komunitetit të futbollit për rishikimin e ligjit të sponsorizimit dhe përfitimet që mund të ketë sporti nga rikthimi i kompanive të basteve.

“Jemi thirrur nga Ministria e Sportit pikërisht për ta informuar rreth kërkesave tona të reja dhe të vjetra, që lidhet me ligjin e sponsorizimit dhe përfitimin e mundshëm të sportit nga rikthimi i basteve sportive“, shprehet Duka.

Në takimin e fundit që zhvilluan presidentët e futbollit të kategorive të ndryshme në Shtëpinë e Futbollit u zotua se do të hartohej një shkresë e cila do t’i drejtohej parlamentit të Shqipërisë me propozimet rreth nxitjes së biznesit për t’u përfshirë në futboll dhe krijimin e alternativave të tjera shtesë për përfitimin financiar të sportit

“I kemi dorëzuar ministres në 3 kopje të ndryshme propozimet tona të vjetra dhe të reja në mënyrë që ajo t’i kalojnë më pas drejt qeverisë për rishikim apo miratim të tyre”, thotë Duka.

Top Channel