Cikalleshi-Çekiçi-Bytyqi me fat, do luajnë dy takimet e Conference League në stadiumin e tyre

17/06/2022 15:29

Konyaspori ia doli të fitojë një biletë në Conference League për sezonin e ardhshëm. Ekipi turk ku aktivizohen Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi, do të sfidojë Bate Borisov në raundin e dytë.

Sfida e parë është programuar të zhvillohet më 21 qershor, aty ku Bate është ekipi pritës, ndërsa pas një jave rreshtohet Konyaspori si skuadra pritëse.
Të dy takimet do të luhen në “Konya Buyuksehir Belediye Stadium” të Konias.

Sipas SuperSport, ndeshja e parë do të bëhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që më 28 qershor Konyaspori mund të mbështetet nga tifozët e zjarrtë.

Top Channel