Monza do të luajë për herë të parë në Serie A. Dyshja Berlusconi-Galliani kanë premtuar një merkato të zjarrtë dhe afrimi i parë do vijë nga Interi.

Drejtuesit e Monzas kanë arritur akordin me Andrea Ranocchian, të cilit i ka përfunduar kontrata me nënkampionët e Italisë.

34-vjeçari, i cili mbajti shiritin e kapitenit tek Interi në sezonin 2014/2015 përpara se t’ia dorëzonte Mauro Icardit, do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Qendërmbrojtësi kaloi 11 vite në Milanon zikaltër, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe u huazua dy herë te Sampdoria dhe anglezët e Hull City. Ranocchia veshi 223 herë fanellën e Interit, duke shënuar 23 gola. Te Monza shpresojnë që eksperienca e tij t’i shërbejë sa më shumë skuadrës./supersport

Top Channel