Bardheblutë, mesazh mesfushorit: Eja, provo emocionet e Championsit

17/06/2022 21:29

Ardit Toli është një nga kampionët e Tiranës që ka refuzuar të bashkohet me skuadrën në fazën përgatitore në Turqi, pasi ka përplasje me klubin në lidhje me kontratën.

SuperSporti mëson se Toli ka marrë mesazhe të shumta edhe nga shokët e skuadrës, të cilët i kërkojnë të bashkohet me ekipin, për të provuar emocionet e të luajturit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë nuk dihet ende nëse Toli do të ndikohet nga mesazhet e shokëve të ekipit dhe do të vendosë të vijojë aventurën e tij me bardheblutë./ SuperSport

Top Channel