Barcelona zihet ngushtë, oferta e re e United për De Jong është super

17/06/2022 21:31

Frenkie De Jong, edhe pse mendon se është në klubin më të madh, duket se do të jetë i detyruar të ndryshojë ambient për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Gjithsesi është një trajner tjetër që ia njeh edhe më shumë vlerat, Erik ten Hag. Holandezi e ka pasur mesfushorin nën urdhra tek Ajax, ku edhe u bë i famshëm De Jong.

Sipas SuperSport, tani ai kërkon të ribashkohet me të te Manchester United. Oferta e parë e “Djajve të kuq” ishte 60 milionë euro plus bonuse, ndërkohë që tani kjo shifër është rritur.

Klubi i Premier League, sikurse raportojnë mediat në Spanjë, ofrojnë 70 milionë euro plus bonuse dhe me shumë mundësi tani Barcelona do të mendohet mirë për shitjen e De Jong.

Top Channel