S’e lënë të qetë as në botën e përtejme, legjendës i vjedhin bizhuteritë dhe orët

16/06/2022 21:16

Nuk ka paqe për Diego Armando Maradonën as në botën e përtejme. Pavarësisht se ka ndërruar jetë më shumë se një vit më parë, në fakt, “El Diez” përbën sërish lajm.

Kjo është historia që tregon gazetari argjentinas, Carlos Monti: “Dyert u hapën, aty ishin fëmijët e Diegos, së bashku me Verónica Ojedan. Diego Jr. ishte atje, erdhi në Argjentinë sepse donte të shkonte te varri i babait të tij për t’u lutur.

SuperSport shkruan se çështja është se kur i hapën, panë bluza, pantallona, ​​kapele, dhurata, trofe, gjithçka. Por dikush tha: “Më falni, ku janë orët e Diegos? Ku janë xhevahiret e Diegos dhe ku është zinxhiri i artë i Diegos?

Nga rikonstruksioni i ngjarjeve, kutia me objektet personale të Maradonës i ishte dorëzuar Romina Rodríguezit, e njohur më mirë si Monona, kuzhinierja që jetonte në Dubai me futbollistin, në mënyrë që ajo t’ia dorëzonte Claudia Villafañes. Mungesa e këtyre aseteve çoi në hapjen e një dosjeje gjyqësore: këto janë ora të markës zvicerane Hublot King Power Maradona, që në vitin 2012 kishin vlerën 43 600 dollarë.

Top Channel