Interesim nga Chelsea, Strakosha: Ëndërroj që fëmijë të luaj në Premier League

16/06/2022 21:30

Thomas Strakosha po kërkon për ekip të ri pas mbylljes së aventurës me Lazion. Portieri shqiptar fitoi dy Kupa Italie dhe po kaq Superkupa me bardhekaltrit nga Roma.

Kepa Arrizabalaga është me valixhe gati dhe trajneri Thomas Tuchel e sheh “gardianin” e kombëtares shqiptare si zëvendësuesin perfekt të spanjollit.

Strakosha e ëndërron që kur ishte fëmijë kalimin në Premier League, ndërkohë që foli për gazetarin Fabrizio Romano në lidhje me situatën e tij dhe interesimin nga ishulli.

Jam vërtet i nderuar që emri im lidhet me një klub të madh si Chelsea, është një ëndërr. Unë kam ëndërruar për të luajtur në Premier League që kur kam qenë fëmijë”, deklaroi Strakosha./ SuperSport

Top Channel