E kryer/ David Neres zgjedh klubin e ri, do transferohet në Portugali

16/06/2022 21:35

Benfica do të jetë destinacioni i ri i David Neres, ish-sulmuesit të djathtë të Ajaxit. Mediet portugeze raportojnë se “Shqiponjat e Lisbonës” kanë arritur akordin me Shakhtar Donetsk.

Në lidhje me Neres u përfol edhe për një interesim nga Juventusi, por bisedimet zyrtare nuk nisën asnjëherë. Oferta pati edhe nga disa klube të Ligue 1.

Sipas SuperSport, lojtari, i cili ka shënuar një gol në shtatë ndeshje me kombëtaren braziliane, do të firmosë deri në vitin 2027 me klubin e famshëm portugez.

Top Channel