Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Mësohet se viktima është  L.Qepuri rreth 76 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda lokalit të tij në fshatin Stom Golem të Shkodrës.

Ai ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, e as autorët. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, në vendin ku u qëllua i moshuari duket një armë e hedhur në tokë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kreh zonën, ndërsa nuk dihet nëse ishte atentat, apo një konflikt i çastit.

Në vitin 2011, Qepuri është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA