Sulmuesi qëndron, Milani paguan 4.5 milionë € dhe gëzon Piolin

15/06/2022 19:07

Junior Messias do të vazhdojë aventurën te Milani. Drejtuesit e kuqezinjve kanë arritur akordin me homologët e Crotones në lidhje me sulmuesin e djathtë brazilian.

Gianluca Di Marzio raporton se kampionët e Italisë kanë ushtruar të drejtën e blerjes së 31-vjeçarit për shumën e 4.5 milionë eurove (më e ulët se 5.4 milionë eurot e rënë dakord mes palëve verën e kaluar).

Messias zhvilloi 36 ndeshje në të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar, duke regjistruar 6 gola dhe 3 asiste. Trajneri Stefano Pioli ishte ai që kërkoi blerjen e futbollistit latin.

Ndërkohë, te Milani po punojnë për të konfirmuar edhe Alessandro Florenzin, për të cilin duhen paguar rreth 2.7 milionë euro te Roma.

Top Channel