Rama dhe Abazoviç konferencë në Ukrainë, Zelensky: Shqipëria mbështet shtetin tonë në statusin si kandidat për BE

15/06/2022 17:37

Në Kiev ka nisur konferenca e përbashkët mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, homologut malazez Dritan Abazoviç dhe liderit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një postim të ndarë në Facebook, Zelensky shkruan se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin Ukrainën në statusin e saj kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin ofrimin e shtetit tonë të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë europiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë mundësi të njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazović faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”, shkruan Zelensky.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA