“Përse vakancat po qëndrojnë të hapura kur ka kandidatë? Llagami: Kemi një ngërç me Vettingun!

15/06/2022 14:48

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureta Llagami ndodhet këtë të mërkurë në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit.

E pyetur nga ish-ministri Fatmir Xhafaj se përse vakancat po qëndrojnë të hapura për një periudhë të gjatë kohore edhe pse kandidatë, Llagami tha se procesi i Vettingut ka krijuar i një ngërç.

“Disa vakanca në Apelin e gjykatës së Posaçme ka një vit që qëndrojnë të hapura edhe pse ka kandidatë, po kështu edhe në Gjykatën e Lartë, ka shumë hapësirë sipas asaj që konstatoj. Sot keni dy pozicione të shpallur në website për Apelin dhe nuk arrijnë të plotësohen sepse duhet rregullorja për vlerësimin. Cilat janë arsyet që vakancat e Apeleve janë mbajtur gjatë, a mund të konsiderohet si influencë se kjo mund të vendoset si radhë në veprim. Si shpjegohet ky proces i ulët? Flasin disa gjëra për mungesë serioziteti për personat e caktuar me ligj në këtë institucion”, tha Xhafaj.

“Po ndodh me KLGJ-në e re që unë i kam dhënë dorën gjyqtarëve që së si kam takuar ndonjëherë, pasi kam parë punën e tyre, ne kemi bërë përmirësim në vitin 2020. KLGJ nga 5 ka marrë 4 për shkak të transparencës që ka në publikimin e të dhënave, kemi reaguar sa herë kemi pasur mundësi të reagojmë. Gjithmonë ka nevojë për përmirësim. Këshilli e ka pothuajse gati procesin e  zgjedhjes së kryetarëve, pjesa më e madhe është shkarkuar, por kemi vepruar me zv. kryetarët. Një shqetësim është rregullorja e brendshme, që ne e kemi një draft. Ne kemi tre anëtarë që merren me vlerësimin, kemi një ngërç me Vettingun”, tha Llagami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA