Një serb i lindur në Prishtinë, Vllaznia përforcon mesfushën

15/06/2022 20:53

Vllaznia është shumë pranë zyrtarizimit të përforcimit të dytë në merkato, pas Lorik Boshnjakut, mesfushorit që erdhi nga skuadra e Prishtinës.

Supersport mëson se klubi shkodran ka arritur akordin me Nemanja Bosancic, 27-vjeçarin serb që ka lindur në Prishtinë. Bosancic aktivizohet në qendër të mesfushës dhe prej janarit të vitit 2021 ishte pjesë e Struga Trim Lum.

Ai ishte ndër lojtarët më të dalluar të ekipit shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar tetë gola e duke dhuruar nëntë asiste.

Bosancic ka luajtur më parë edhe në Serbi (Indija, Borac Cacak, Kolubara) dhe Mali i Zi (Berane), teksa tani është gati të nisë aventurën e parë në Abissnet Superiore.

Top Channel