Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Policia në Spanjë është vënë në kërkim të një vajze që i shfaqte gjoksin e zhveshur shoferëve të tjerë teksa kërcente në bikini në çatinë e hapur të një mjeti fuoristradë, në një autostrade në qytezën turistike të Marbella.
Pamjet e xhiruara nga shoferë të tjerë tregojnë vajzën që prek të pasmet e saj thuajse të zhveshura duke tundur krahët e saj në çatinë e makinës.
Video e xhiruar është në fakt dhe prova kryesore e policisë për krimin e vajzës mendjelehtë, që në disa raste vijon zbavitjen e rrezikshme edhe kur makina Porsche Cayenne ecën me rreth 70 km në orë.
Skenat e pazakonta u shpalosën në rrugën mes Marbella e San Pedro pranë rezortit luksoz të Costa del Sol, ‘Puerto Banus’.
Policia tha se nuk besojnë të kenë shumë probleme për të gjetur personin e shkeljes pasi në pamjet virale shihet mirë numri i targës së makinës.
Në video brunia misterioze e ekzaltuar, shihet në disa momente që ul bikinin e saj duke i treguar gjoksin shoferëve gjatë kërcimit të çmendur.
Një prej komentuesve në rrjet dënonte atë që quante ‘turizmin e shthurrjes’, që kryesisht në Spanjë shkaktohet nga britanikët: “Turizëm i dorës më të fundit! E vërteta nuk mund të bjerë më poshtë se kaq”.
“Këta njerëz duket se nuk njohin kuptimin e fjalës ‘elegancë.’ Marbella më pëlqente në vitet 90-të”.
Spanjollja Noemi Rodriguez gjithsesi shihte anën humoristike: “Ndoshta makina nuk kishte ajër të kondicionuar.”
Ky nuk është incidenti i vetëm këtij stili në rezortet me të rinj britanikë në Spanjë që njihen për problemet e sjelljes gjatë pushimeve.
Top Channel