Policia në ndjekje të turistes ‘imorale’ që kërcen e zhveshur nga çatia e hapur e ‘fuoristradës’ në Marbella (fotot)

14/06/2022 16:23

Policia në Spanjë është vënë në kërkim të një vajze që i shfaqte gjoksin e zhveshur shoferëve të tjerë teksa kërcente në bikini në çatinë e hapur të një mjeti fuoristradë, në një autostrade në qytezën turistike të Marbella.

Pamjet e xhiruara nga shoferë të tjerë tregojnë vajzën që prek të pasmet e saj thuajse të zhveshura duke tundur krahët e saj në çatinë e makinës.

Video e xhiruar është në fakt dhe prova kryesore e policisë për krimin e vajzës mendjelehtë,  që në disa raste vijon zbavitjen e rrezikshme edhe kur makina Porsche Cayenne ecën me rreth 70 km në orë.

Skenat e pazakonta u shpalosën në rrugën mes Marbella e San Pedro pranë rezortit luksoz të Costa del Sol, ‘Puerto Banus’.

Policia tha se nuk besojnë të kenë shumë probleme për të gjetur personin e shkeljes pasi në pamjet virale shihet mirë numri i targës së makinës.

Në video brunia misterioze e ekzaltuar, shihet në disa momente që ul bikinin e saj duke i treguar gjoksin shoferëve gjatë kërcimit të çmendur.

Një prej komentuesve në rrjet dënonte atë që quante ‘turizmin e shthurrjes’, që kryesisht në Spanjë shkaktohet nga britanikët: “Turizëm i dorës më të fundit! E vërteta nuk mund të bjerë më poshtë se kaq”.

“Këta njerëz duket se nuk njohin kuptimin e fjalës ‘elegancë.’ Marbella më pëlqente në vitet 90-të”.

Spanjollja Noemi Rodriguez gjithsesi shihte anën humoristike: “Ndoshta makina nuk kishte ajër të kondicionuar.”

Ky nuk është incidenti i vetëm  këtij stili në rezortet me të rinj britanikë në Spanjë që njihen për problemet e sjelljes gjatë pushimeve.

FOTO GALERI
1/7
Policia në Spanjë është vënë në kërkim të një vajze që i shfaqte gjoksin e zhveshur shoferëve të tjerë teksa kërcente në bikini në çatinë e hapur

Top Channel