Kukësi bën goditjen e parë në merkato, firmos me talentin maqedonas

14/06/2022 15:45

Klubi i Kukësit ka bërë goditjen e parë në merkato teksa ka firmosur me futbollistin nga Maqedonia e Veriut, Jakup Berisha.

Verilindorët kanë përforcuar organikën me një sulmues të djathtë ndërkohë që 22-vjeçari sezonin e fundit e mbylli në kampionatin maqedonas teksa u aktivizua në radhët e Pelister Bitola ku koleksionoi 31 paraqitje duke dhuruar edhe tre asiste por pa ia dalë të gjejë rrugën e rrjetës.

Në të kaluarën, Berisha është aktivizuar edhe në radhët e Shkëndijes së Tetovës, Shkupit apo Vardarit ndërsa tashmë do të zhvendoset për të treguar cilësitë edhe në Abissnet Superiore.

Në këtë formë, Kukësi nis merkaton ndërkohë që tashmë skuadra ka kaluar nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega dhe synon që sezonin e ardhshëm të luftojë për titullin kampion, si për të festuar më së miri edhe shtëpinë e re, “Kukës Arena”./SuperSport

Top Channel