I kërkoi fanellën Mbappe, reporteri spanjoll tërbohet nga veprimi i Modric: Ai u tall me madrilenët!

14/06/2022 18:26

Kroacia mposhti Francën në mbrëmjen e së hënës në kuadër të Ligës A në Nations League teksa sfidën e vendosi një gol i Luka Modric në minutën e pestë. Mesfushori i Real Madrid u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe në vazhdim, 36-vjeçari së bashku me bashkëkombasit e tij menaxhuan më së miri avantazhin.

Ndërkohë, pas fundit të ndeshjes ylli i Kroacisë u bë sërish protagonist, këtë herë teksa u regjistrua nga kamerat duke komunikuar përzemërsisht me Kylian Mbappe. Por, një gjest i tillë nga Modric ka lënë të pakënaqur një reporter spanjoll i cili nuk e ka mirëpritur aspak sjelljen e mesfushorit pasi sipas tij një lojtar i Real Madrid nuk mund të tregohej aq i afërt me një futbollist që në merkato refuzoi dhe injoroi ofertën e madrilenëve.

“Modric kërkoi fanellën e Mbappe? Si mund ta bëj këtë, bëhet fjalë për atë djaloshin që “injoroi” Real Madridin. Modric është madrilen dhe Mbappe u tall me madrilenët. Si mund të kërkoj fanellën e atij, shpresoj të jetë një shaka”, ishin fjalët e reporterit spanjoll.

Top Channel