Berisha bind, Torino “shkund portofolin” për ta përvetësuar

14/06/2022 17:23

Etrit Berisha e kaloi sezonin e sapo përfunduar në huazim tek Torino në elitën e futbollit italian.

Shuma që Torino do të duhet shpenzojë për të marrë pronësinë e Berishës do të jetë 1 milionë euro, teksa për një shifër të tillë SPAL e lë të lirë portierin.

Në sezonin e kaluar, Berisha u aktivizua në 11 ndeshje me Torinon duke shfaqur paraqitje pozitive të cilat tashmë duket se po e ndihmojnë të bëhet një lojtar i “granatave” me kohë të plotë./ SuperSport

Top Channel