Formacionet zyrtare, Shqipëri-Estoni/ Reja ndryshon kombëtaren, konfirmohen dy lojtarë

13/06/2022 17:57

Pas dy zhgënjimeve në ndeshjet zyrtare të Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit, Shqipëria zbret sërish në fushë, këtë herë për miqësoren ndaj Estonisë.

Kështu, në portë e nis si titullar Gentian Selmani, ndërsa në mbrojtje debuton Ardian Bajrami dhe përkrah tij rreshtohen Enea Mihaj dhe Erjon Hoxhallari.

Ndërkohë, në pesëshen e mesfushës, Veseli dhe Hysaj konfirmohen titullar në krahë ashtu siç ishin ndaj Izraelit ndërsa në këtë repart luajnë edhe Çokaj, Ramadani e Çekiçi. Në sulm, dyshja Taulant Seferi-Giacomo Vrioni.

Formacioni zyrtar:

Shqipëria: Selmani, Bajrami, Mihaj, Hoxhallari, Veseli, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj, Seferi, Vrioni
Trajner: Edy Reja

Estonia: Igonen, Kuusk, Paskotsi, Lukka, Purl, Peetson, Soomets, Poom, Miller, Sorga, Zenjov
Trajner: Thomas Häberli

Top Channel