Edhe kapiteni shpall “divorcin” me Egnatian: Mirënjohës për gjithçka kam përjetuar me ju

13/06/2022 21:51

Afrime dhe largime të shumta tek Egnatia në kuadër të rindërtimit të skuadrës për sezonin e ri futbollistik. Skuadra rrogozhinase ka “humbur” së fundmi kapitenin Ilir Alluça, që cili ka “zyrtarizuar” divorcin me këtë skuadër nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Dua t’ju bëj me dije se nga sot nuk jam më pjesë e Egnatias. Dua të falënderoj presidentin Agim Demrozi, drejtuesit e klubit, trajnerët me të cilët kam punuar gjatë këtyre tri viteve dhe veçanërisht tifozët. Do të jem mirënjohës për gjithçka kam kaluar dhe përjetuar me ju. Tani është momenti për një kapitull të ri në karrierën time. Ju faleminderit të gjithëve!”

Kujtojmë që Ilir Allmuça ishte prej tri sezonesh pjesë e Egnatias. Ai ka qenë një ndër elementët kyç për ngjitjen në Superiore dhe qëndrimin e skuadrës në elitë. Gjatë sezonit që lamë pas është aktivizuar në 32 ndeshje të Superiores dhe në vetëm një rast është aktivizuar nga stoli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA