Mesfushori largohet nga Tirana, spikat klauzola anti-Partizan

12/06/2022 14:07

Engjell Hoti nuk do të jetë pjesë e Tiranës për sezonin e ri. Mesfushori ka vendosur të mbyllë marrëveshjen me kampionët në fuqi pas vetëm një sezoni dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re. SuperSport mëson se për ish-lojtarin e Llapit ka interes të fortë nga ana e Vllaznisë, me klubin shkodran që e mirëpret 25-vjeçarin.

Sakaq, zbulohet edhe një marrëveshje mes klubit kryeqytetas dhe Hotit që në momentin që futbollisti do të largohej nga klubi, të mos firmoste për rivalët e Partizanit.

Në këtë sezon, Hoti nuk ka qenë një ndër titullarët e trajnerit Orges Shehi, megjithatë ia ka dalë të shënojë tre gola, një prej tyre pikërisht ndaj Vllaznisë, klubit më të interesuar për shërbimet e tij.

Top Channel