“Zjarr” pjesa e dytë e Holandë-Poloni, tre gola për gjashtë minuta! Belgjika në avantazh

11/06/2022 22:37

Ka nisur e zjarrtë pjesa e dytë e takimit Holandë-Poloni.

Polonia realizoi edhe golin e dytë falë një kundërsulmi perfekt që u finalizua nga Piotr Zielinski (50’). Kombëtarja e Louis Van Gaal reagoi dhe shkurtoi diferencën dy minuta më vonë.
Davy Klaassen dërgoi topin në rrjetë, teksa në minutën e 56-të erdhi edhe goli i Denzel Dumfries. Arbitri anësori anuloi golin e lojtarit të Interit, por VAR-i korrigjoi gjithçka. Barazim 2-2 në “De Kuip” të Roterdamit.
Çlirohet edhe Belgjika. “Djajtë e Kuq” e mbyllën në barazim të bardhë pjesën e parë të duelit ndaj Uellsit në transfertë, ndërkohë që goli i avantazhit erdhi nga Youri Tielemans (51’)./ Super Sport

Top Channel