“Kokë për kokë” për Paul Pogba, gara mes Juventus dhe Paris Saint-Germain bëhet gjithmonë e më “e nxehtë”.

Francezi është kthyer në një nga “temat” më të diskutuara të kësaj merkatoje, sidomos tashmë që i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Manchester United.

29-vjeçari nuk kaloi periudhën më të mirë të tijën te “Djajtë e Kuq” dhe për këtë arsye zgjodhi largimin, për t’u rikthyer te Juventus, ku pati epokën “e artë” ose për të provuar një eksperiencë të re, me PSG-në.

Tashmë Paul Pogbas do i duhet të zgjedhë, pasi është zyrtarisht pa klub, dhe përveç Real Madridi-t që ka shfaqur deri diku interes për francezin, Juve dhe PSG-ja janë dy destinacionet më të mundshme për të ardhmen e mesfushorit.

Top Channel