Moti i tërbuar nuk i ndal “Gjelat”! 2 orë ndërprerje, 3 gola dhe një Mbappe që “kërcënon” rekordin absolut të Messit!
Autobusi i kombëtares bullgare të futbollit është përplasur në Tbilisi, ndërsa në të po udhëtonin lojtarët, pasi nesër është planifikuar ndeshja e Nations League kundër Gjeorgjisë.
Nga aksidenti, bëhet me dije nga Federata Bullgare e Futbollit, se ka mbetur i plagosur mesfushori Nedel Todov.
“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, shoferi i të parit nga dy autobusët që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit.
Pas përplasjes mesfushori Todor Nedelev u transportua në spitalin lokal, ku aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të plota klinike. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë”, thuhet në deklaratën e Federatës Bullgare të Futbollit, të raportuar nga mediat bullgare./supersport
Top Channel