Botox te parukieria! Mjekët dermatologë japin alarmin: Vajzat janë duke u shpërfytyruar

11/06/2022 15:31

Në ditët e sotme mund të dukesh më i ri se sa mosha që ke, apo mund ti japësh një forme më të bukur buzëve mollëzave e te tjera  pasi  dermatologia  ka avancuar për mirë.

Por në Shqipëri  këto procedura edhe pse  janë injeksione me shiringë në lëkurë mjekësore mund t’i ofrojë një parukiere tek lagjja e cila  s’di asgjë për shtresat e lëkurës dhe deri ku mund të shpoje me gjilpërë, pa llogaritur më pas për produkte që injektojnë që nuk u dihet as origjina.

Mjekë dermatologëe, kiruge plastikë dhe jo vetëm kërkojnë  të ndalohet jo profesionsitet pasi po shpërfytyrojnë  vajza të vogla të cilat bien pre e çmimeve më të lira që jo profesionistët ofrojnë.

 “Mungesa e kontrolleve ndaj joprofesionisteve ka rritur rastet vajzave që shkojnë të shpërfytyruara për të riparuar dëmet, tek profesionistet por shpesh është vonë” tha mjekia dermatologe

 “Kërkohet ndërhryje e menjëhershme për të frenuar jo profesionistët të cilët  janë lehtesisht të identifikueshme pasi i gjen të reklamuara  nëpër rrjete sociale.”– tha mjekia Monika Fida

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA