Asllani bën autokritikë: Nuk bëra një ndeshje të mirë, të punojmë në aspektin psikologjik!

11/06/2022 00:07

Kristjan Asllani foli në Supersport pas disfatës 1-2 ndaj Izraelit në shtëpi. Mesfushori theksoi se mund të luante më tepër, megjithatë i duhet të respektojë zgjedhjet e trajnerit ndërsa shtoi se skuadra duhet të punojë në aspektin psikologjik.

Ndeshja e parë si titullar, a prisje të luaje më tepër? “Normal që doja të luaja më tepër, nuk bëra një ndeshje të mirë dhe e di. Nuk kisha shumë hapësirë dhe ishte e vështirë, trajneri e zgjodhi kështu dhe nuk ka gjë”.

Pjesa e dytë? “Duhet të punojmë në aspektin psikologjik, t’i shohim gabimet dhe të kërkojmë të paraqitemi më mirë në ndeshjet e tjera”.

Ndjeheni komod me zgjedhjet e trajnerit? “Ato i zgjedh trajneri dhe ne duhet ta dëgjojmë trajnerin e të jemi të gjithë bashkë”, u shpreh Asllani./ Super Sport

Top Channel