Video/ Mbërrin në “Air Albania” nën masa të rrepta sigurie skuadra e Izarelit

10/06/2022 19:12

Ka mbërritur në ambientet e stadiumit “Air Albania” skuadra e Izraelit, ku do të luajë përballë kombëtares së Shqipërisë në sajë të Ligës së Kombeve.

Siç shihet edhe në video, dy autobusët që mbajnë brenda lojtarët kanë shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, për shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Ndërkohë është zbuluar edhe formacioni i lojtarëve që do të ndeshen sot me Izraelin.

Në portë sërish do ë jetë Etrit Berisha, ndërkohë që në mbrojtje ndryshimi i vetëm mendohet të jetë Veseli i cili do të zërë vendin e Kumbullës.

Balliu dhe Hysaj do të pozicionohen në krahë, ndërsa në qendër të mesfushës do të jenë, Bajrami-Asllani, që do të shoqërojnë Amir Abrashin.

Ndërkohë, në sulm trajneri italian ka menduar që të rikthejë Armando Brojën dhe Myrto Uzunin.

Top Channel