Top Talk/ Braçe: Qeveria të heqë barazinë e tatimit mes te pasurve dhe të punësuarve. Bosët të paguajnë progresivisht

10/06/2022 19:46

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar në “Top Talk” foli për heqjen e barazisë së tatimit, duke theksuar se ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë.

Ndërkohë që një sipërmarrësi që drejton kompaninë e vet në fund të vitit ndan fitimin dhe ky tatohet me 8 %. 15 % tatim fitimi është tatimi mbi fitimin e kompanisë. Këtu po flasim për fitimet të atij pronari, që tatohet vetëm me 8 %. Është e padrejtë, është e pabarabartë”, tha Braçe.

Deputeti shprehet se kjo kategori individi sipërmarrës duhet të hyjë në shkallë progresive, duke bërë drejtësi fiskale.

“Ky është një kategori individi sipërmarrës në këtë vend, që duhet të hynte në shkallë progresive. Kjo është tërësisht e padrejtë dhe mendimi im është, në rast se do të bësh drejtësi fiskale duhet të bësh njësoj për të gjithë”, tha Braçe.

Njëkohësisht u shpreh se të gjitha ato që konsiderohen fitime të tatohen në shkallë progresive, duke theksuar se kush fiton më shumë paguhet më shumë.

“Të gjitha bashkë konsiderohen të ardhura dhe duhet të tatohen në shkallë progresive. Kush fiton më shumë paguhet më shumë”, shtoi më tej ai.

Top Channel