“Eksod” te Manchester United, skuadra largon një lojtar për çdo repart

10/06/2022 20:03

Pasi komunikoi fundin e marrëdhënies me Juan Matën, Paul Pogba dhe Jesse Lingard, Manchester United zyrtarizoi edhe tre largime të tjera. Bëhet fjalë për Edinson Cavanin, Nemanja Matic dhe Lee Anderson Grant.

Nemanja Matic largohet kështu pas 5 vitesh në Manchester, duke lënë pas vetëm katër gola në 189 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Mesfushori 33-vjeçar nuk ishte pjesë e planeve të teknikut holandez, Ten Hag.

Në fund, sulmuesi Edinson Cavani. 35-vjeçari u bashkua me skuadrën e United në sezonin e kaluar dhe në total zhvilloi 59 ndeshje dhe 19 gola në total, me një mesatare shumë të mirë shënimi, marrë në konsideratë hapësirat apo dhe vetë moshën e sulmuesit.

Sa i përket të ardhmes, Cavani pritet të zbarkojë në Argjentinë, aty ku e pret “krahë hapur” skuadra e Boca Juniors.

Erik ten Hag nis kështu spastrimet nga skuadra, duke filluar një revolucion të vërtetë dhe total, ndërsa ende United, trajneri dhe tifozët janë në pritje për të mësuar emrat e rinj që do të bahskohen me ekipin për sezonin e ardhshëm./ SuperSport

Top Channel