Dy britanikë dhe një maroken që kanë luftuar në Ukrainë për Kievin janë dënuar sot me vdekje nga një gjykatë në rajonin lindor të Donetsk.
Britanikët Aiden Aslin e Shaun Pinner, si dhe marokeni Saadun Ibrahim, u shpallën fajtorë si mercenarë nga autopritetet pro-ruse, që tentonin të merrnin me forcë pushtetin në republikën separatiste.
Ata u akuzuan për tentativë aktesh terroriste në territorin që njihet si Republikë nga Rusia, por i konsideruar si ‘krahinë separatiste’ nga vendet Perëndimore.
Mediat separatiste thonin se tre të akuzuarit pranuan akuzat e stërvitjes për kryerje të akteve terroriste për rrëzimin me dhunë të pushtetit në Donetsk, por mohuan se ishin mercenarë të pajtuar nga Kievi.
Të dënuarit mund të apelojnë vendimin, çka thanë se do ta mbajnë, ose mund të kërkojnë falje nga autoritetet vendore.
Nëse fitojnë në apel besohet se dënimi i tyre mund të reduktohet në 25 vjet burg.
Tre luftëtarët e huaj ishin kapur pranë qytetit të Mariupol, porti që është bërë pjesë tashmë e republikës së Donetsk.
Londra ka kërkuar që qytetarët e saj të trajtohen si të burgosur lufte sipas Konventës së Gjenevës, edhe pse Britania nuk është zyrarisht në luftë me republikën separatiste pro-ruse.
Top Channel