Lajm i keq për Rejën, sulmuesi titullar nuk stërvitet me ekipin dhe rrezikon ndeshjen ndaj Izraelit

09/06/2022 20:55

Shqipëria kreu seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes me Izraelin, në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa jo gjithçka ka shkuar sipas planeve për trajnerin Edi Reja.

Gjithsesi mjekët e ekipit do të monitorojnë gjendjen e sulmuesit titullar të kuqezinjve dhe vetëm pak para ndeshjes do të vendosin për grumbullimin ose jo për sfidën ndaj Izraelit, që do të startojë në orën 20:45 në “Air Albania”.

Cikalleshi është titullar i padiskutueshëm i formacionit të kuqezinjve, megjithatë alternativat nuk mungojnë, pasi për sfidën ndaj Izraelit janë në dispozicion Broja e Uzuni, përveç Vrionit e Balajt, të cilët luajtën edhe në Islandë.

Top Channel