Vjen dhe zyrtarizimi, me kontratën e re kroati do të bëjë 12 sezone me Realin

08/06/2022 15:57

Luka Modric do të jetë lojtar i Reali të Madridit edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Rinovimi i kontratës së tij është zyrtarizuar paraditen e kësaj të mërkure. Kroati, i cili do të mbushë 37 vjeç në shtator, ka firmosur marrëveshjen e re me klubin mëngjesin e sotëm, pasi ka marrë lejen nga federata e vendit të tij (Kroacia) për të lënë kampin stërvitor dhe për të bërë një udhëtim të shpejtë drejt Madridit për të vënë firmën në kontratë.

Me kontratën e re Modric do të bëjë 12 sezone me klubin mbretëror, çka do t’i japë mundësinë të arrijë 500 ndeshje si madridist (ai ka luajtur 436 ndeshje, lojtari i 20-të me më shumë ndeshje në historinë e klubit)./ SuperSport

Top Channel