“Tifozët do ta duan”, Aberdeeni zyrtarizon firmën me mesfushorin kuqezi

08/06/2022 17:41

Klubi skocez i Aberdeenit ka zyrtarizuar nënshkrimin me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani. 26-vjeçari është afrimi i parë i verës për këtë skuadër, me të cilën ka firmosur për tre vjet.

“Ylberi është lojtar energjik, punëtor me shkathtësi të madhe”, tha trajneri Jim Goodwin për faqen e klubit.

“Ai ka inteligjencë dhe është i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë. Ai është një lojtar që kua për skuadrën dhe jep shembullin për të tjerët. Nuk kam dyshim se do të jetë favorit i madh për tifozët për shkak të dëshirës dhe angazhimit në çdo ndeshje”./ Super Sport

Top Channel