Luçiano Boçi konfirmon qëndrimin! PD s’do njohë vendim gjyqësor të ndryshëm nga verdikti i demokratëve

08/06/2022 18:17

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk” ku ka folur rreth situatës aktuale në Partinë Demokratike.

Boçi u shpreh se nuk ka besim tek gjykata në lidhje me vendimin gjyqësor të Apelit për ankimimin e Alibeajt dhe nuk do e njohë atë nëse është i ndryshëm nga vullneti i demokratëve.

“Partitë politike janë bashkim vullnetesh të lira njerëzish dhe kanë koperturën juridike që rregullohet nëpërmjet statutit. Anëtarët e Partisë janë ata që vendosin në lidhje me partinë. Nëse vendosin të shpërndahen, shpërndahen dhe janë ata që zgjedhin liderin e strukturat.

Nuk kam aspak besim tek gjykata në lidhje me këtë çështje. Një punë e nisur keq vazhadon keq dhe mbaron keq. Mënyra e ankimimit është anti-ligjore dhe një ankimim anti-ligjor do të shqyrtohet në mënyrë të tillë dhe do të përfundojë në mënyrë anti-ligjore.

Gjërat e tjera i dimë, edhe mënyrën se si është trysnuar dhe menaxhuar procesi i ankimimit për të të mbajtur partinë pas një status të përcaktuar mirë, sepse kemi para betejat për gjedhjet lokale.

Pjesa e shpresës për të vazhduar mirë nuk ekziston. Nëse vendimet i shohim nga ana ligjore, vendimi është kthim shqyrtimi, apeli vendos që të shqyrtohet edhe një herë. Është strategjia për ta mbajtur në ngërçe juridike partinë demokratike që zëri i saj të sfumohet dhe që vëmendja e publikut të jetë I përqëndruar në këto gjerat e brendshme.

Jemi në kërkim të bashkimit dhe jo thjesht atij simbolik por te bazës së partisë. Ajo çfsrë shkaktoi këtë situatë ishte mungesa e besimit dhe diferenca mes bazës së partisë dhe lidershipit u thellua shumë.”- u shpreh Boçi.

Top Channel