I sëmurë në fushë? Talentit të Anglisë i “shterojnë” energjitë

08/06/2022 10:45

Anglia ia doli të evitonte humbjen ndaj Gjermanisë në Nations League teksa një gol në minutat e fundit me penallti nga Harry Kane, vulosi shifrat në 1-1. Një nga lojtarët që shkëlqeu në radhët e britanikëve ishte edhe talenti Jude Bellingham.

Mirëpo, në fundin e lojës, fantazisti duket se e ndjeu së tepërmi lodhjen edhe si pasojë e një sezoni të gjatë dhe kamerat e fokusuan teksa vjell në fushë. Gjithsesi, ndeshja ishte në përfundim dhe Belligham rezistoi në lojë për minutat e mbetura, ndërsa tashmë do të ketë tre ditë kohë për të rikuperuar forcat para ndeshjes së radhës, atë ndaj Italisë./ SuperSport

Top Channel