Kontrata e Gareth Bale me Real Madrid përfundon më 30 qershor dhe tashmë pyetja kryesore është se ku do të jetë sezonin e ardhshëm sulmuesi uellsian, duke qenë se “Los Blancos”nuk e kanë në planet e tyre 32-vjeçarin.

Mediet spanjolle raportojnë se agjenti i Gareth Bale i ka ofruar shërbimet e lojtarit të tij klubit që e përfundoi sezonin 2021-2022 në vendin e 15-të në La Liga.

Një pengesë në këtë transferim duket të jetë paga e sulmuesit. Gjatë kohës që ka kaluar te Reali, Bale ka marrë një pagë mujore që shkon në 13 milionë euro në sezon, teksa Getafe nuk është klub i këtij kalibri, pra që të ofrojë një shumë kaq të lartë.

Nga raportimet bëhet me dije se maksimumi që Getafe mund t’i ofrojë uellsianit është 3 milionë euro, gjë që do e bënte Bale-n të mendohej mirë përpara se të vendoste.

Top Channel