Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Shqipëria U21 nuk ia ka dalë të bëjë surprizën përballë moshatarëve anglezë teksa në ndeshjen e vlefshme për Europianin 2023 është mposhtur në transfertë me rezultatin 3-0.
Kuqezinjtë rezistuan deri në fundin e pjesës së parë, teksa në një moment patën edhe fat ku shtylla i erdhi në ndihmë portierit Bruno Puja.
Megjithatë, në minutën e 45-të, Anglia kaloi në avantazh falë një goli të Balogun. Në fraksionin e dytë, sërish të besuarit e trajnerit Alban Bushi provuan të ndryshonin diçka, por që në fund rezultati ishte i njëjti pasi u ndëshkuan nga i njëjti autor në minutën e 66-të. Sakaq, britanikët nuk u ndalën dhe në minutën e 77-të ndëshkuan sërish, këtë herë nga Archer. Ndërkohë, një minutë më pas, për ta bërë edhe më të errët mbrëmjen, mendoi Dobra i cili la të tijtë me karton të kuq pasi koleksionoi dy të verdhë.
Pas kësaj disfate, situata për Shqipërinë U21 në Grupin G mbetet e njëjtë me kuqezinjtë që renditen të parafundit me vetëm nëntë pikë pas nëntë ndeshjeve të luajtura (3 fitore dhe 6 humbje). Nga ana tjetër, Anglia kryeson grupin me 22 pikë, ndërsa pjesë e këtij grupi është edhe Kosova, Republika Çeke, Sllovenia dhe Andorra./ Super Sport
Top Channel