Nations League/ Autogol qesharak i mbrojtësit të Romës, Gjermania ndëshkon Anglinë

07/06/2022 22:43

Në Grupin 3 të Ligës A së Nations League, Italia ka zhbllokuar shifrat në ndeshjen ndaj Hungarisë falë një perle të Nicolo Barrelas.

Mesfushori i Inter mori një pasim nga Spinazzola në minutën e 30-të dhe me një goditje preçize në hyrje të zonës dërgoi në festë të tijtë. Axurrët shënojnë edhe golin e dytë me anë të Lorenzo Pellegrinit që shfrytëzon më së miri një asist të Politanos.

Ndërkaq, rihapet ndeshja teksa Mancini është i pafat dhe devijon sferën në portën e tij.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Gjermani dhe Anglia janë ende në barazim me rezultatin 0-0, por vlen të theksohet se “pancerave” iu anulua një gol në minutën e 23-të pasi Hofmann ishte në pozicion jashtë loje. Gjermani gjen rrugën e rrjetës me Hofmann që realizon pas një asisti të Kimich./ Super Sport

Top Channel