Inter në ankth për Milan Skriniar. Mbrojtësi zikaltër ishte i impenjuar në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Sllovakisë dhe Kazakistanit, por pësoi një dëmtim të rëndë në fundin e pjesës së parë.

Në një rrëshqitje në tentativë për të mbyllur sulmin kundërshtar, Skriniar u ndje keq dhe la menjëherë fushën e lojës mes dhimbjesh, teksa ende nuk bëhet e ditur nëse bëhet fjalë thjesht për një dëmtim muskulor, apo për këputje ligamentesh në gju.

Vetë Skriniar u pa të mbulonte fytyrën me duar kur u ul në pankinë, teksa ekzaminimet mjekësore priten me ankth edhe në Milano, pasi nëse bëhet fjalë për këputje të ligamenteve të gjurit, atëherë mbrojtësi mund të përballet me një mungesë disa mujore./ SuperSport

Top Channel