Ekskluzive/ Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar 11/10 15:00
Tjetër rekord kombëtar nga Luiza Gega. Atletja shqiptare e distancave të mesme shënoi kohën 9’15”48 në 3000 metra me pengesa në Hengelo të Holandës, që është stacioni i radhës i World Tour në Atletikë.
Me këtë kohë ajo ka përmirësuar rekordin personal me 4 sekonda e 45 të qindtat (më parë këtë distancë e kishte përshkuar për 9’19”93 në Kampionatin Botëror të Dohas”.
Ky rekord kombëtar i Luiza Gegës konfirmon formën e saj të mirë sportive dhe arritjen e normës për garat e vitit 2023.
Kora e regjistruar së fundmi e rendit të shtatën në Botë. Në Hengelo e kaloi e dyta vijën e finishit, por me rekord të ri kombëtar dhe personal.

Top Channel