Robert Lewandowski mbetet shumë i fshehtë për sa i përket të ardhmes së tij. Polaku ishte mes spektatorëve në Paris për të parë triumfin e Rafael Nadal në Roland Garros.

Duke shfrytëzuar mundësinë radio spanjolle “Cadena COPE” e pyeti sulmuesin për të ardhmen, nëse do të qëndrojë te Bayern Munich apo do transferohet në Barcelonë.

“A do të shkoj unë në Barcelonë? Jo, po shkoj në Oslo”,-u përgjigj polaku.

E ardhmja e yllit të Bayern është një nga temat më të nxehta të kësaj merkatoje, megjithatë vetë sulmuesi nuk pranon që të zbulojë të ardhmen e tij, përveç faktit që dëshiron largimin nga kampionët e Gjermanisë, gjë të cilën e ka deklaruar edhe publikisht tashmë./supersport

Top Channel