Cancelo “vesh kostumin” e heroit, portugezi shpëton një 10-vjeçar të sëmurë

06/06/2022 16:14

Ndodh që festimet në disa raste të dalin jashtë kontrollit dhe më pas të shndërrohen në të rrezikshme për pjesëmarrësit. Kështu ishte edhe festa e titullit të Manchester City teksa The Citizens triumfuan në ndeshjen e fundit të kmapionatit. Madje, për ta bërë më dramatike përmbysën në minutat e ndeshjes Aston Villën duke realizuar tre gola.

“Ollie nisi të vrapojë, vuan nga sëmundja e autizmit dhe në këtë formë nuk është i ndërgjegjshëm nga rreziku. Shkon shpesh në stadium me babain e tij dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit, unë e pashë nga televizori teksa Ollie po vraponte. Por, i ati nuk ishte aty pranë dhe menjëherë më kapi paniku. Ollie un tremb pasi pa portierin e Aston Villës që u sulmua nga tifozët, mirëpo në këtë moment shfaqet Cancelo. Ai e largoi nga turma, ishte gjithçka shumë e shpejtë dhe djali im nuk mund të rrinte vetëm në fushë. Ajo ngjarje mund të përfundonte shumë keq. Nga ana tjetër, Cancelo mund të festonte si gjithë të tjerët, por u kujdes për djalin e vogël. Nuk kam pasur mundësi ta falenderoj, por i jam shumë mirënjohës”, shprehet për mamaja e djalit të vogël për Manchester Evening News./ SuperSport

Top Channel